Rummenigge: Kërkojmë hakmarrjen ndaj Barcelonës












Drejtori i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se gjermanët do ta kërkojnë hakmarrjen e tyre ndaj Barcelonës për eliminimin nga çerekfinalja katër vite më parë .

Blaugranët e shkatërruan Bayernin me rezultat të përgjithshëm 5-1 pas dy ndeshjeve dhe Rummenigge thotë se ky do të jetë motivi kryesor për ta eliminuar Barcelonën.
“Unë mezi i pres këto ndeshje. Ne do të takohemi me një ekip që ka qenë më i suksesshmi në botë në vitet e fundit. Do të jetë ekstrem vështirë”.
“Por, tani ekipi ka treguar se është në gjendje të përballet me Barcelonën. Më kujtohet ajo ndeshje ndaj Barcelonës, ishte katastrofa, njëjtë sikur Napoleoni në betejën e Waterloos”.
“Do të jetë edhe krahasim me rëndësi mes La Ligas dhe Bundesligas. Nuk ka favorit në këtë përballje”, ka thënë Rummenigge.