Inter - Roma







Qendërmbrojtësi i Interit, Juan Jesus, ka thënë se zikaltërit duan ta mposhtin Romën në gjysmë-finale të Kupës së Italisë të mërkurën.
“Ky grup i lojtarëve gjithmonë ka reaguar mirë në momente të vështirë. Vetëm mendoni për ndeshjen ndaj Tottenhamit. Askush nuk pati besim tek ne pas humbjes në ndeshjen e parë (3-0) dhe pas humbjes ndaj Bolognas (1-0), por prapë se prapë ne bëmë një paraqitje të madhe”.
“Neve na është mbledhur inati brenda nga javët e fundit. Vërtetë duam ta mposhtim Romën dhe të kualifikohemi në finale të Kupës së Italisë”, deklaroi Juan.