Barcelonën do ta eliminoj Pep Guardiola




Pas hedhjes së shortit në Ligën e Kampionëve, kanë filluar analizat se kush do të kaloj tutje për të prekur finalen e "Wembleyt". Sfida më interesante padyshim që do të jetë ajo mes Bayern Munchen dhe Barcelonën.
Dy skuadrat e mëdha evropiane llogariten si më të fortat aktualisht në Evropë e në botë. Bayern është konfirmuar kampion në Bundesliga ndërsa Barcelona pritet të njëjtën gjë ta bëjë në javët në vazhdim.
Më interesante këtë ndeshje e bënë edhe "statusi" i Pep Guardiolës. Trajneri i famshëm spanjoll do të shikoj një përballje ku flet e shkuara dhe e ardhmja e tij. Guardiola ka qenë ish trajner i Barcelonës ndërsa ka kontratën e nënshkruar për të qenë në verë trajner i Bayern Munchenit.
Sipas mediave spanjolle e gjermane, Pep Guardiola mund të jetë ai që mund të bëjë diferencën në këtë përballje. Guardiola mund të ndihmoj trajnerin Juup Heynckes për të eliminuar Barcelonën.
Guardiola është trajner që këtë Barcelonë e njeh në detaje, njeh të metat dhe përpërsitë e saj, e njeh Lionel Messin dhe "ilaçin" për të ndalur atë.
Por një gjë të tillë e ka kundërshtuar pas ndeshjes Karl Heinz Rummenigge.
"Do të kalojmë tutje vetë. Ne nuk do të na ndihmojë Pep Guardiola dhe asksuh tjetër. Guardiola fillon punën me 1 korrik, jo tani" deklaroj Rummenigge